E DREJTA E PRONЁS PЁR TE GJITHЁ
Informohuni. Aplikoni. Mbroni të drejtën tuaj mbi pronën.
E Drejta e Pronës për të Gjithë është një program që ndihmon qytetarët të kuptojnë dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre mbi pronën.
Këtu mund të gjeni informacion të qartë dhe të kuptueshëm për legalizimin, regjistrimin e pronës dhe procedurat që duhet të ndiqni.
ASISTENCE
MERRNI INFORMACION MBI PROCESIN E APLIKIMIT
Për t’u informuar në detaje mbi procesin e aplikimit për leje legalizimi në platformën e-Albania ju lutem klikoni me poshtë.
NA KONTAKTONI PЁR MЁ SHUMЁ UDHЁZIME
Nëse ju keni paqartësi mbi procesin e aplikimit dhe të drejtat tuaja sipas legjislacionit në fuqi lidhur me të drejtat e pronësisë ju lutem na kontaktoni.
APLIKONI PЁR LEJE LEGALIZIMI NЁ NJЁ NGA QENDRAT TONA TЁ APLIKIMIT FALAS
Ne ju mbështesim për aplikimin tuaj falas në një nga qendrat e aplikimit ku ju mund të asistoheni nga një nga partnerët e projektit.
Projekt i mbeshtetur nga:
Pyetje te shpeshta
-
Tokat bujqësore të përfituara me AMTP (akti i marrjes së tokës në pronësi/përdorim); oborret në përdorim, pra sipërfaqja e tokës në përdorim të banesës së ngritur para datës 10.8.1991; trualli në funksion të ndërtimit pa leje; ndërtimet me funksion banimi, të ngritura nga persona fizikë përpara datës 10.8.1991 me truallin funksional të tyre; territoret e cilësuara si “zona të stimuluara me përparësi zhvillimin e turizmit”, në dispozicion të personave të stimuluar; trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991; trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore, pas datës 10.8.1991; si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, shitja e të cilave është realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore.
-
Jo, ligji ka eliminuar çdo hallkë të panevojshme që do të thotë procedura të shpejta dhe dokumentacion të thjeshtuar, duke lehtësuar kështu barrën burokratike që rëndon mbi subjektet e interesuara
-
Ligji nr.20/2020, parashikon qartë se, nuk regjistrohet AMTP … nëse toka për të cilën është lëshuar kjo AMTP-ja ka qënë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore” në kohën e lëshimit të aktit. Në rast se, zëri kadastral që i referoheni nuk përfshihet në rastet përjashtimore të cituara më sipër, ju nuk keni pengesa për ta regjistruar nëse është dhënë me AMTP.